Cakaj: Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

313

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua ditën e djeshme me ministrin e jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.
Takimi u realizua në kuadër të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste.

Në një postim në Facebook, Cakaj tregon se Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE.
Ndërkaq, ai thotë se Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020.

Postimi i plotë
Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !
Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë

Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore

Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian

Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;
Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njera-tjetrën!