Artistët shqiptarë po rikthejnë këngët e njohura të viteve më parë.

507

“Sepse është e thjeshtë, e panë që ecin në treg dhe dëgjohen“- do thoshte më skeptiku i atyre që ndjekin muzikën shqiptare. Dhe në fakt kjo është e vërtetë, por nuk është arsyeja e vetme se pse këngëtarët më të njohur shqiptarë, së fundmi janë duke publikuar versionet e tyre të përpunuara të këngëve të vjetra shqiptare.

Nëse po vrisni mendjen se cilat janë, epo atëherë nuk dëgjoni këngë shqip, sepse vetëm muajin e fundit janë publikuar 3 të tilla.

Fillimisht producenti Cricket, ndoqi shembullin e Arnon dhe Killua që në prag të verës së kaluar nxorrën remix-in e “Te Molla”, dhe nxorri versionin e tij, të një prej këngëve më të njohura të Shyhrete Behlulit, “Ende e dua”.

Me notat e duhura dhe vetëm me refrenin e këngës që përsëritet, duke u nisur nga klikimet dhe nga fakti që kënga dëgjohet gjithandej, remix-i i Cricket është dhe do të jetë kënga e verës.

Ndërkohë ishte Capital T që nxorri një version të ri të këngës “200 ditë”, së bashku me grupin që e krijoi, TNT.

Grupi i njohur i rrokut shqiptar, një tjetër hit të padiskutueshëm të tyrin ja ka besuar Luana Vjollcës. Bjondina e famshme me sytë e zinj është remix-i rradhës që u publikua dhe që u bashkangjitet listës së rikthimeve. Dhe na bëhet qefi që TNT po shfaqen sërish.

Gjithsesi trendi i ripërpunimit apo e sjelljes së këngëve tashmë hit, popullore, të lehta ose rrok, nuk është diçka që nisi verën e kaluar.

Era Istrefi si të thuash e hapi lojën duke sjellë “E dehun” (që meqë ra fjala, Gent Fatali pretendon se ka qenë ai që e ka nisur trendin piëkrisht me këtë këngë), Mc Kresha e vazhdoi me Era. Sërish Mc Kresha bashkë me Lyrical Son dhe Ledrin sollën Hip-Hop, një tjetër përpunim. Dhe mesa duket Mc Kresha i dashuron këngët e vjetra shqiptare sepse ka sjellë dhe “S’mund të jetoj pa ty’.