Si të ndërtojmë një biznes që do të zgjasë shekuj?!

406

Japonia, është shtëpia e kompanive më të vjetra në botë. Ekziston edhe një term specifik japonez, për kompanitë që kanë mbijetuar për më shumë se një shekull, të cilat mbajnë pronësinë brenda të njëjtës familje. Këto kompani quhen firma shinise, të cilat operojnë kryesisht në sektorët tradicionalë si prodhimi i birrës, prodhimi i ëmbël, si dhe veprat artizanale.
Njerëzit që drejtojnë këto firma ‘shinise’ dhe shumë të tjerë për të kuptuar marrëdhëniet e tyre me komunitetin lokal, kanë gjetur çelsin e suksesit të tyre, duke u përpjekur të jenë të pëlqyeshëm, nga çdo shtresë e popullit. Këto kompani kanë në fokus, prodhimin dhe shitjen e zanateve tradicionale japoneze, duke mishëruar dhe riprodhuar vlerat e komunitetit lokal. Duke vepruar kështu, firmat shinise janë treguar të kujdesshëm gjithmonë që të mbrojnë traditat lokale.

Fokusi afatgjatë

Një nga arsyet që firmat shinise zgjasin aq gjatë, është se ata vënë një theks të fortë në jetëgjatësi dhe traditë. Kjo është reflektuar në mënyrën e organizimit të firmave, si presidenti i Unsoudou,i një kompani 128-vjeçare që prodhon printime blloku druri dhe libra arti, na tha:

Zakonisht, në një firmë, CEO mban pozicionin për dy deri në katër vjet, dhe ai ka misionin për të kënaqur pritjet e aksionarëve në atë periudhë të shkurtër. Ne nuk i listojmë publikisht synimet tona. Mënyra jonë për të arritur qëllimim është krejt e kundërta e kësaj, pasi nuk duam të arrijmë suksesin në një afat të shkurtër. Firmat Shinise janë gjithashtu të kujdesshëm për shmangien nga fokusi i tyre origjinal dhe vazhdimisht përpiqen për të ruajtur traditën e lënë trashëgimi brez pas brezi.

Por suksesi i tyre shekullor, ka dhe një anë të errët e cila lidhet me sakrificat personale të drejtuesve të kompanive, për të ruajtur jetëgjatësinë e biznesit të tyre. Të paktën gjysma e 17 kompanive që kemi intervistuar flasin për vështirësitë në ruajtjen e statusit të tyre të lartë shoqëror. Në një kompani ‘shinise’, puna është e njëjtë me familjen.

Duhet të sakrifikojmë vullnetin tonë, ndjenjat tona dhe atë që duam të bëjmë. Trashëgimia dhe vazhdimësia e kompanisë është shumë i rëndësishëm. Inovacionet ndonjëherë na dekurajojnë pasi ne jemi të prirur për të ruajtur traditën. Por në fund të fundit, ne kemi gjetur ato biznese të cilat arrijnë të kenë një jetë kaq të gjatë me anë të sakrificës afatgjatë, në të dyja nivelet, si atë personale ashtu dhe atë organizative është shprehur ai.

Burimi: Quartz