48 tonë pije dhe kripë nga Serbia e Maqedonia e Veriut bllokohen nga AKU

473

Të tjera produkte që nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore janë bllokuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit në tre pika kufitare në vend.

20.4 ton lëngje frutash nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri u sekuestruan në pikën kufitare të morinës nuk ishin të sigurta për konsum.
Gjithashtu një tjetër ngarkesë me 2.7 ton “Krip Himalaje” nisur nga Maqedonia me iportues nga subjekti Lindi AL për t’u përdorur për konsum kishte mangësi në dokumentat shoqërues.

Ndërsa në pikën kifitare të Hanit të Hotit në një ngarkesë me 4043 kg pije energjike RED BULL që vinte nga Rumania dhe importohej nga Barcen Distribution shpk, u konstatua se produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore të importit.

Në portin e durrësit inspektorët bllokuan një ngarkesë me 21 ton kripë që vinin nga Gjermania. Produkti nuk përmbante të dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadencës dhe e prodhimit.
Për këto arsye, Aku vendosi masën administrative “Bllokim Produkti” dhe kthimin në vendin e origjinës.