Uthulla e mollës trajton problemet shëndetësore si dhe ato estetike.

358

Uthulla e mollës, është përdorur për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore dhe estetike. Kohëve të fundit ajo po përdoret thuajse në të gjitha recetat natyrale për maskat e fytyrës dhe flokëve.

Ajo po merr përdorim të gjerë edhe në kurat natyrale, madje edhe në pastrimin e shtëpisë. Ja disa nga përdorimet e dobishme të uthullës së mollës:

Lehtëson dhimbjet e fytit. Uthulla për shkak të vetive antibakteriale ka aftësinë të luftojë mikrobet dhe bakteret. Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni 2 lugë uthull, përdoreni këtë metodë në formë gargare çdo 2 orë dhe dhimbjet e fytit do të reduktohen.

Lehtëson problemet me tretjen. Nëse keni probleme me tretjen, provoni të pini një gotë ujë të vakët me një lugë çaji uthull molle.

Trajton problemet sinuse. Uthulla e mollës është e pasur me vitamina B dhe E, kalcium, kalium, magnez etj. Të gjitha këto elemente pastrojnë mukusin dhe parandalojnë përhapjen e baktereve. Kombinoni një gotë ujë me një lugë uthull molle për të shpëlarë hundët.

Uthulla e mollës dhe përfitimet shëndetësore të saj!

Eliminon zbokthin. Nivelet e larta të aciditetit në uthull balancojnë pH e kokës dhe parandalojnë rritjen e infeksioneve. Kombinoni gjysmë filxhani me uthull molle në një gotë ujë dhe shpëlani kokën 1 herë në javë me këtë përzierje.

Heq lythat. Me një copë pambuku lyeni lythat 2­ 3 herë në ditë derisa ato të zhduken tërësisht.

Eliminon erën e keqe të këmbëve. Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni një filxhan me uthull molle. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në eliminimin e erës së keqe.

Neutralizon aromat e këqija në shtëpi. Në një shishe hidhni një filxhan uthull molle dhe ujë. Spruconi shtëpinë dhe erërat e këqija do të neutralizohen. Kjo mënyrë është shumë e mirë dhe për të hequr njollat në mobilie, hidhni pak uthull molle dhe fërkojini me një sfungjer.