Rishikohet projekti për nënkalimin tek “Shqiponja”, por nuk dihet kur nisin punimet

492

Më shumë se 6 muaj nga skandali që përfshiu projektin e Unëzës së Madhe me kompaninë DH Albania, nuk ka ende një datë se kur do të nisin punimet në këtë segment që është kthyer në stres për qyterarët.

Minsitria e transportit së bashku me Autoritetin Rrugor thonë se puna do të nisë shpejt por pa dhënë një afat konkret.
Mbi të gjitha, Autoriteti Rrugor pritet të hapë garën për të tretën herë në lotin e parë tek Sheshi Shqiponja, pas anullimit dy herë të tenderit në këtë segment.

Një nga shkaqet e vonesave për nisjen e punës në terren është edhe rishikimi që ministria dhe bashkia i bënë porejektit tek zona e sheshit Shqiponja.

Rikonceptimi ka të bëjë me eliminimin e dy problematikave që kishte projekti fillestarë.
Projekti i Unzës së Madhe të tiranës është një investim i nevojshëm për ti dhënë frymarrje trafikut në hyrje të kryeqytetit, por ky projekt shkaktoi një debat të fortë lidhur me kostot e larta me të cilat ai do të ndërtohet.