Vendimi i Presidentit Meta, vendim prej Burri Shteti

281

Vendimi i Metes, shansi i fundit institucional! Shqiperia prej me se dy vitesh ndodhet nen nje “grusht shteti” institucional ne progres. Nuk ka Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te Larte, Gjykatat e Apelit jane drejt atrofizimit, ato te Faktit ne amulli te plote, prokuroria…

Parlamenti me vetem 122 deputete, nga te cilet reth 40 ”pupace” te thirur per te mbushur vendet ne menyre anti kushtetuese.

Procedurat e aplikuara ndaj deputeteve te opozites te larguar ishin anti kushtetuese e anti ligjore, gje qe ne planin formal thote shume (ne ate politik jo).
Shqiperia u kthye ne nje vend ku askush nuk mund te kerkoje te drejten kushtetuese e ligjore.

U krijua nje gjendje anti demokratike, anti institucionale, e pilotuar qellimshem per t’u transformuar ne “despote lindore” prej ku dhe inspirohen, ne precipitim drejt skenareve tragjike.

Vendimi i Metes, qe kerkon te ndaloje pikerisht kete rrokullisje, per t’i dhene kohe rivendosjes se disa balancave, po quhet antikushtetues, nga ata qe e futen vendin ne antikushtetushmeri te plote, nen grusht shteti.

Ne fakt eshte merita e Metes qe mori me pergjegjshmeri kete vendim te veshtire kushtetues ne situata te veshtira, sinkron me nje levizje masive popullore.

Nuk eshte faji i tij neqoftese ata qe po e sulmojne sot, nuk kane se ku ta apelojne ate, vecse per çfare vete krijuan. Le te sherbeje ky vendim per te ndalur “renien e lire”, per te rifilluar te futemi ne shinat institucionale.

Nga Tritan Shehu.