Kura natyrale për infeksionet mykotike të këmbëve.

477

Këmba e atletit (tinea pedis) është një infeksion mykotik që shfaqet zakonisht në pjesën mes gishtërinjve. Ky infeksion është i përhapur sidomos te njerëzit që iu djersitën këmbët shumë ndërkohë që veshin këpucë të ngushta.

Simptomat

Ankesat më të shpeshta të pacientëve janë kruajtja e fortë dhe bezdisëse në zonat e lëkurës ku është myku, skuqja e lëkurës dhe rrjepja e saj. Në disa rate shkaktohen ulcera ose flluska. Infeksioni shkakton edhe tharje kronike të këmbëve dhe rrjepje të shollës.

Ndodh që kjo të ngatërrohet me ekzemën ose si lëkurë e thatë. Infeksioni mund të prekë njërën ose të dyja këmbët, dhe të përhapet edhe në duar – sidomos nëse prekni me duar pjesët e infektuara në këmbë.

Shkaqet

Këmba e atletit shkaktohet nga një infeksion fungal. Mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë, lagështia, mungesa e ajrosjes, të gjitha këto favorizojnë rritjen e organizmave.

Ky infeksion është ngjitës dhe mund të përhapet nga një person i infektuar ose nga përdorimi i të njëjtave peshqirë, këpucëve etj. Këmba e atletit bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës.

Parandalimi

Për të parandaluar zhvillimin e këtij infeksioni ose për të lehtësuar simptomat nëse infeksioni është shfaqur, duhet të ndiqni këto këshilla.

I mbani këmbët e thatë, sidomos te pjesa mes gishtërinjve
Hiqni çorapet dhe këpucët dhe përpiquni t’i ajrosni sa më shumë këmbët kur jeni në shtëpi. Pasi të laheni, i thani pjesët mes gishtërinjve me peshqir.

Vishni çorape me material të mirë dhe i ndërroni rregullisht
Nëse këmbët ju djersiten shumë shpejtë, i ndryshoni çorapet dy herë në ditë. Blini çorape me material pambuku, leshi ose fibra sintetike të cilat e thithin lagështirën nga këmba.

Mbroni këmbët në vendet publike
Vishni sandale ose këpucë rezistente ndaj ujit në pishinat publike, dushet ose ambientet e mbyllura.

Mos i shkëmbeni këpucët
Shkëmbimi i këpucëve me të tjerët rrit rrezikun për përhapjen e infeksionit mykotik.

I alternoni palët e këpucëve
Mos vishni të njëjtat palë këpucë çdo ditë. Kështu do t’iu jepni kohë këpucëve që të thahen pas çdo përdorimi.

Trajtoni infeksionin mykotik
Sot ka një gamë mjaft të madhe medikamentesh antimykotike, qofshin këto sistemike apo me përdorim lokal (tableta, pomada të ndryshme), por që duhen përdorur gjithmonë me rekomandimin e mjekut.