Shkarravinat e fëmijëve janë pasqyrë e përpjekjeve të tyre për të zhvilluar veten.

332

Përpiquni të kuptoni, që fëmija juaj nuk bën shkarravina. Fëmija po përpiqet të bashkojë, shqisat, memorien, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar.


Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij që i rrituri t’ia vlerësojë e mahnitet se sa i zoti është ai, i vogli. Mirëpo i rrituri është gati i verbër ndaj përpjekjeve titanike të fëmijës. Ai në vend që ta pyesë se çfarë ka vizatuar, i bën shuk ato dhe i hedh në koshin e mbeturinave.

Prindër, të rritur shikojnë “shkarravinat” e fëmijëve si “pasqyrë” të përpjekjeve, që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten. Ky është një proces psikik i gjatë e i vështirë dhe pa praninë, miratimin dhe entuziazmin e të rriturit, bëhet edhe më i vështirë, por edhe mund të ndërpritet.