Prindërit e këngëtarit e morën vesh për dasmën e tij, nëpërmjet postimeve në internet.

429

Kohët e fundit të gjithë janë të zemëruar me producentin e njohur Diplo, i cili mesa duket i paska bërë “livestream” dasmës së Joe Jonas dhe Sophie Turner në Instagram, pa lejen e tyre. Ceremonia që u zhvillua në Vegas supozohej të ishte sekrete por sigurisht që asgjë nuk mund të mbahet sekret sot, sidomos kur i jepni internet një personi si Diplo që rri më shumë në telefon se një 13 vjeçar.

Madje ceremonia duhet të ishte aq sekret, sa dhe prindërit e Joe nuk dinin gjë që djali i tyre po martohej dhe e morën vesh vetëm nëpërmjet internetit.

Përpara se të mërziteni me këngëtarin dhe të thoni si ka mundësi që nuk ka ftuar as prindërit e tij në dasëm, duhet të dini që në fakt ceremonia në Vegas ishte e paplanifikuar më parë dhe se Joe e Sophie ishin “të detyruar” të lidhnin kurorë në shtetin amerikan, përpara se ti thonin “po” njëri-tjetrit në dasmën që kanë organizuar këtë verë në Francë.

Duke qenë se duhet të ishin më parë të martuar ligjërisht në Amerikë, çifti vendosi që të bënin një organizim sekret me ata pak persona që ishin të pranishëm në Vegas atë ditë, në mënyrë që dasma në Francë të realizohej pa probleme. Joe e shpjegon kështu situatën:

“ Për mua ajo ishte vetëm pjesa ligjore e dasmës. Kështu që po mendonim së bashku me Sophie që ajo ditë nuk ishte më e rëndësishmja, kështu që do ta mbajmë private dhe do të planifikojmë dasmën në verë. Prandaj ftuam këdo që ishte në Vegas atë natë.”

Dhe duke marrë parasysh që as shoqja ngushtë dhe shoqëruesja e nuses, Maisie Willimas nuk ishte në ceremoni, kjo gjë bën sens. Megjithatë Joe rrëfeu dhe si ishte kur prindërit i thanë që e kishin marrë vesh për martesën nga videot në internet:

“Ata kanë një restorant të mrekullueshëm në Karolinën e Veriut, dhe kur shkova atje punonjësit më thanë: Urime, e pamë dasmën. Kështu që e kishin marrë vesh. Ditët e tjera i kalova duke I kërkuar falje dhe duke i dhuruar disa ditë pushime në Los Angeles.”