Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe

149

Fibrat ulin kolesterolin dhe ruajne nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu parandalojne kapsllekun dhe çrregullime të tjera gastrointestinale. Nëse konsumoni një racion me luleshtrydhe dhe spinaq, do të përfitoni sasi të vitaminës A dhe K. Trupi ka nevojë për vitaminë K për të parandaluar trombozat. Kjo vitaminë rregullon strukturën e mineraleve të kockave.

Vitamina A përfshin substanca të tjera si retinoidë dhe karotenoidë. Vitamina C dhe Vitamina B-6 gjendet me tepër tek luleshtrydhet se spinaqi. Por te kombinuara sebashku e shumefishojne sasine edhe te ketyre vitaminave. Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, vitamina C është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Vitamina B-6 është e nevojshme për formimin e serotoninës që rregullon humorin dhe gjumin. Kjo vitaminë pastron gjakun nga homocisteina dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sallaten mund ta konsumoni vetem me keto dy perberes, ose ta pasuroni me arrat ose farat tuaja te preferuara. Ne i kemi shtuar fara pishe. Ato jane nje pasuri antioksidantesh, perfshi vitaminat A, B, C, D, E, si dhe lutein. Luteina eshte nje karotenoid i cili ndihmon shendetin e syve. Pervec kesaj, nese doni te dobesoheni, farat e pishes ju vijne ne ndihme, sepse ju japin menjehere ndjesine e ngopjes.

Besoj s’ka me nevoje t’ju themi arsye te tjera pse kjo eshte sallata e shendetit te mire. Tani po ju mesojme receten.