Nëse ajo ndahet nga jeta një thesar i madh do zhduket, kjo është 91-vjeçarja që po mahnit botën

361

Një gjuhë antike 10.000 vjeçare rrezikon të zhduket përgjithmonë.
Kjo sepse ajo flitet vetëm nga një person në botë, e cila është një grua 91-vjeçare nga Kili.

Cristina Calderon është e vetmja grua me gjak nga fisi “Yaghan”, që e flet këtë gjuhë.

Qeveria në Kili e njohu këtë grua si një “Thesar i Gjallë i Qëndrueshëm”në vitin 2009. Por, ajo vazhdon të jetë në këmbë edhe 10 vite më vonë.

Edhe UNESCO po ashtu e ka vlerësuar 91-vjeçaren.

Ajo cilësohet si një ndër njerëzit që “zotëron në një shkallë të lartë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen ose rikrijimin e elementeve specifikë të trashëgimisë kulturore jo materiale”.

Gruaja ka 14 nipër e mbesa dhe jeton e lumtur mes të afërmve të saj.

Në mënyra që gjuha e saj most ë zhduket po regjistrohen audio, pasi kjo grua nuk mund të jetojë përgjithmonë.