Maturantët sot në provim, testojnë njohuritë për gjuhën e huaj

311

Maturantët do të zhvillojnë këtë të premte provimin e parë, që është gjuha e huaj.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Në provim do të marrin pjesë rreth 36,134 maturantë.

Pas gjuhës së huaj, maturatnët do të zhvillojnë provimin e gjuhës shqipe e letërsisë i cili do të zhvillohet më 12 qershor.

Risi këtë vit në maturë do të jetë korrigjimi ku pyetjet me aletrantiva do t’i besohen elektronikës.