Aurela Gaçe i përgjigjet publikisht kryeministres serbe.

516

Në një deklaratë të fundit në media, kryeminstrja serbe Ana Bërnabiq, i quajti haptazi shqiptarët, “njerëz të ardhur nga mali”! Sigurisht, që një shprehje me tone të tilla ka zemëruar jo pak shqiptarë dhe deklarata e saj tashmë ka bërë xhiron e mediave, por reagimi i parë ka ardhur nga një prej artistive më të spikatura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe.

Kjo e fundit njihet për natyrën e saj direkte dhe mendimet e thëna troç si në studiot televizive ku është protagoniste, po ashtu edhe në dalje të ndryshme publike, këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur gjithnjë gjuhën direkte dhe të drejtpërdrejtë, duke përcjellë njëherësh edhe mesazhe të forta e të ndjera për kauza të rëndësishme.

Në rastin konkret, deklarata e kryeministres serbe duket se e ka zemëruar jo pak Aurela Gaçen, ndaj edhe ajo ka zgjedhur që përmes një postimi të fundit në instastory t’i japë asaj një përgjigje të hapur dhe publike.

Përmes një thënieje të At Gjergj Fishtës, këngëtarja është shprehur kështu: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte ky citati i marrë nga Fishta, ndërkohë që këngëtarja shtoi në të: “Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Në fakt as duhet të merremi fare me të, po hajt, meqë na përmendi, t’ja kthejmë me të vërtetë historike”.

Një përgjigje e merituar apo jo?