U kritikua për anglishten e çalë në Eurovizion, flet Jonida Maliqi.

402

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2019, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj në Tel Aviv. E ftuar në emisionin “Trokit”, Jonida nuk ngurroi të ndalej tek të gjitha lajmet që qarkulluan nëpër portale rreth anglishtes së saj të çalë të treguar në intervistat e bëra në Eurovizion.

Këngëtarja u shpreh se të gjithë ata që u kapën pas mënyrës sesi ajo foli në gjuhën angleze, realisht nuk e vlerësuan ashtu siç duhet.

“Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë”– tha ajo.

Kujtojmë se Jonida Maliqi e renditi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës” në vendin e 17-të.