Përfundon llogaritja e dëmeve nga termeti

333

Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara të fshatit Floq do të kushtojë 250 milion lek të reja. Shumë kjo e parashikuar në gjendjen fillestare Një gjë të tillë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, një ditë pas takimit që ka pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Nga ana tjetër Filo ka bërë me dije se ka dy varjante rindërtimi. Varianti i Parë ka të bëjë me rindërtimin e banesave në vendin ekzistues ndërsa varianti i dytë parashikon ngritjen e një lagjeje të rë me banesa tip. Punimet për ndërtimin e kësaj lagjeje pritet që të ndodhë pas përgjigjes së specialistëve të fushës lidhur me problemet sizmike.

Tërmeti i një qershorit vetëm në fshatin Floq ka dëmtuar diçka më shumë se 110 banesa teksa 60 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht duke lënë kështu të pastrehë gati 250 persona.