Kush hetohet për pastrim parash?

373

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar ndryshimet në ligjin për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i hartuar në kuadër të rekomandimeve të Komitetit “Moneyval”, dhe që synon të vendosë kontroll mbi paratë që përdoren për qëllime kriminale.

Por gjatë diskutimeve nen për nen, deputetët komisionit kanë shfaqur një sërë kritikash, duke e cilësuar draftin të paqartë, kryesisht kur lidhet me hetimin e personave apo subjekteve të dyshuar dhe të atyre me të cilat i hetuari ka marrëdhënie të ngushta personale.

Komisioni i ka lënë përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një sërë detyrash, për ta ri parë draftin dhe për të qartësuar nenet të cilat lënë hapësirë për abuzim.