Dedikimet e Keisit për Steesin s’kanë të sosur.

474

Që prej muajit tetor të vitit të kaluar Stresi ndodhet në burg pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Qëndrimi në burg nuk është i vështirë vetëm për reperin, por edhe për familjarët e tij, veçanërisht për partneren, Keisi Lushaj.

Kjo e fundit, nuk ngurron që herë pas here të bëjë publike në Instagram dedikime për personin e zemrës që realisht i mungon shumë…të paktën këtë arrijmë që të kuptojmë nga postimet e bukuroshes.

Së fundmi Keisi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur në prehrin e Stresit dhe duken më të dashuruar se asnjëherë.

“E gjithë bota ime!”- mbishkruan partnerja e reperit dhe siç është e dukshme atë e merr malli çdo ditë për mashkullin që i ka vjedhur zemrën…