I riu që u vetëhodh nga pallati, në depresion pasi e hoqën nga puna

496

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Yzberish këtë të martë ku një I ri u vetëhodh nga kati I 7 I një pallati, dalin në dritë të tjera detaje.

Mësohet se 30 vjecari me iniciale A.A vuante prej pak kohësh nga depresioni. Gjëndja e tij mendore ishte rënduar për shkak se ishte larguar nga puna si mësues ne nje shkolle 9-vjecare ne Tirane.

I riu që ishte ndare nga e fejuara para afro 1 viti, e ka marrë vendimin ekstrem për tu vetëhedhur nga kati I 7 në kushtet e tronditjes psikologjike.

Ngjarja e rëndë shokoi banorët e rruges “Tre Deshmoret” ne Yzberish mesditën e kësaj të martë teksa festohej dreka e Fiter Bajramit nga besimtarët muslimanë.