E mbani mend Nadirin Murën, që pretendoi se u hodh nga 15-katëshi?

918

E mbani mend prestigjatorin Nadir Mura që pretendoi se u hodh nga 15-katëshi? Ai sot merret me dokumentarë referuar emigracionit të shqiptarëve. Në një intervistë për “KafeIn”, Nadiri foli edhe për një emision të titulluar “Emigrantë të suksesshëm”, gjatë të cilit ka intervistuar emigrantë shqiptarë të njohur nëpër botë, si përshembull Ilir Shaqirin.

Nadiri tregoi më tej dëshirën për t’u rikthyer sërish me emisionin “Enigma”, me të cilën u shfaq për një farë kohe në Digitalb. Në të ai trajtonte çështjet apo vendet më misterioze në Shqipëri. Nëse do t’i mundësohej një rikthim i dytë, Nadiri u shpreh se do ta bënte vetëm nëse do të kishte çështje për të trajtuar dhe jo duke ia nisur nga zero.