Dua Lipa, së shpejti me një super koncert për të gjithë shqiptarët.

339

Dua Lipa duket se do të performojë për të gjithë shqiptarët në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Dua do të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet prej vitesh në Parkun e Gërmisë.

E teksa Dua ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, bëjmë me dije se organizatori kryesor i festivalit është pikërisht babai i saj, Dukagjin Lipa. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët do të jenë artistët e tjerë që do të performojnë krah saj. Dua ka marrë pjesë për herë të parë në “Sunny Hill” në vitin 2016.

“Sunny Hill” është një festival ndërkombëtar muzikor i standardeve të larta, që e vendos Prishtinën në hartën e vendeve kulturore që nuk do të humbasë, që e do muzikën dhe di se si të argëtohet.