Policia ndihmon 15 familje me ndihma ushqimore për Bajram.

344

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.

Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjienike për 15 familjet e identifikuara, transmeton Klan Kosova.

“Angazhimet aktive të policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë”.

“Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin”.