Opozita ka frikë nga zgjedhjet, pranoi humbjen

328

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të hënë në Kurbin, ku prezantoi kandidaten e për kryetare Bashkie, Majlinda Cara.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit, ku ka theksuar se ato janë demokratike edhe pa opozitën pasi ajo është larguar me dëshirë nga zgjedhjet, ka pranuar humbjen dhe kane per qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë.

Sipas tij opozita kishte frikë të përballej në zgjedhje dhe zgjodhi që të bërtasë rrugëve.

” Është një betejë mes nesh, që bëjmë sa mundemi, jo sa duam për ta çuar vendin përpara. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër tyre, kanë frikë nga drejtësia, nga ballafaqimi demokratik dhe prandaj përbetohen se do na imponojnë një përplasje antidemokratike, vendosën të ikin nga zgjedhje, punë e tyre, por nuk vendosën asgje tjetër përveç kësaj sepse Shqiptarët e kanë vendosur që vendosin shqiptarët me zgjedhjen e tyre.

Opozita pengohet të hyjë në zgjedhje do të ishte antidemokratike, jo kur s’duan ata. Kanë pranuar humbjen, kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë.

Në këto zgjedhje ne do të bëjmë fushatë se nuk është vetëm çështje se kush do të bëhet kryetar bashkie por ne duam që të fitojë Shqipëria. Ata po bëjnë çmos që ta marrin Shqipërinë drejt humnerës që e kanë zgjedhur vete, por në drejtim të asaj humnere do të ikin të vetëm, Shqipëria nuk do të shkojë pas tyre”