Ideale, si të udhëtoni me pak para?

448

Pushimet janë dhe një ndër dëshirat më të mëdha dhe mënyra më e mirë që secili nga ne përdor për tu çlodhur.

Shpesh ndodh që shumë nga ne të jenë në dilemë për të zhvilluar udhëtime të ndryshme për shkak të shpenzimeve.

Nëse udhëtimi juaj është me makinë atëhetë duhet të keni parasysh;

Koha e kalimit me makinë nuk duhet të humbasë për pushim, bëjeni zbavitëse, duke planifikuar lojra dhe ndalesa për atraksione eventuale dhe bukurive natyrore gjatë udhëtimit.

Merrni ushqimin me vete
Shmangni situatat ku mund të ngecni i uritur dhe të paguani për ushqime dhe pije të shtrenjta – duke paketuar ushqimet dhe pijet e juaja të shëndetshme. Vërtetoni se janë gjëra që nuk prishen lehtë, shkrihen apo diçka e tillë në p.sh. makinën e ngrohtë. Bleni ushqim në supermarkete të mëdha lokale, merrni me vehte ftohësin për rrugë, aparat për vlimin e ujit.

Shmangni udhëtimet në mes të sezonit

Nëse dëshironi të udhëtoni në destinacione familjare gjatë kulmit veror, festave shkollore, në deti gjatë kulmit të sezonit veror, në metropole për Krishtlindje etj… duhet të jeni të gatshëm të paguani më shumë. Nëse udhëtoni jashtë këtyre termineve kulmore, do të harxhoni më pak në përgjithësi; ushqim, strehim, bileta dhe transport dhe akoma më e mira është se i shmangeni turmave të mëdha.

Rezervoni fluturime me avion kompani shumë më herët.