Hajdutët serial kapen në flagrancë duke vjedhur një shtëpi

488

Dy hajdutë janë kapur në flagrancë brenda në një banesë në Kavajë pasi ruheshin prej pak kohe nga forcat e rendit.

Operacioni Vëzhgimi”, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, bëri të mundur arrestimin e shtetasve me inicialet N.,R 33 vjeç, banues në Kavajë dhe A.H.,37 vjeç banues po në Kavajë, të dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ata kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e shtetasit A.M.
Njerit prej hajdutëve, shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e ndarë në doza.

Bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.