Berisha udhëhiqte protestën opozitare, Armina komentonte të pasmet.

648

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha udhëhiqte mbrëmjen e djeshme së bashku me kryedemokratin Lulzim Basha protestën e opozitës, nusja e tij e ardhshme komentonte për ndjekësit në “Instagram” formën e të pasmeve të saj.

“Ky fustan është aq fantastik,saqë ma bën pjesën B të duket si e Jennifer Lopez (kur në fakt nuk është)”– shkruante Armina krahas fotos së publikuar nga eventi i Geraldina Sposa, ku dukej e veshur me një fustan që ia nxirrte më së miri në pah format trupore.

Fiziku i Arminës, ashtu sikurse pëlqehet nga një pjesë e ndjekësve, edhe është kritikuar. Kujtojmë se para disa kohësh njëri ndjekës iu drejtua Arminës, duke i thënë që të operojë të pasmet. Por, partnerja e Shkëlzenit iu përgjigj se i pëlqejnë ashtu siç i ka.

“Lek ke, bëji vithet silikon”– i shkruante asokohe ndjekësi. “Nuk do bëja kurrë silikon. Më super pëlqejnë siç janë”- ia kthente Armina.