Bëjnë si të sëmurë e kërcënojnë gardianët, shqiptarët ikin nga bu*rgu grek

401

Katër të bu*rgosur shqiptarë janë arratisur nga bu*rgu i Petrou Ralli në Athinë.

Arratisja nga bu*rgu ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Mediat greke raportojnë se katër të bu*rgosurit shqiptarë ishin transferuar përkohësisht në bu*rgun e Petrou Rallit pasi ishin implikuar në episode dh*une në bu*rgun e Koridhalos.

Katër të bu*rgosurit arritën që të sajonin një skenar filmash duke arritur që të arratiseshin nga qelia.

Njëri prej shqiptareve u shtri si I sëmurë, ndërsa tre të tjerët kërkonin ndihmë. Gjatë momentit që rojet u futën në qeli, shqiptarët përmes kërcënimit të një thike u morën ar*mët dhe arritën të zbrisnin deri në katin e parë ku dhe u arratisën me njërën prej makinave të policisë.

Sipas informacioneve të mediave greke ka pasur një shkëmbim zjarri, por nuk pati persona të lënduar.

Pas arratisjes, policia u vu në gatishmëri duke arrestuar njërin prej tre të aratisurve, ndërsa vijon kërkimet për kapjen e tre të tjerëve.

Gjatë ditëve të fundit nga bu*rgjet greke janë regjistruar shumë episode ku shtetas shqiptarë janë arratisur ne menyra spektakolare.