Rama: Opozita dembele ka frikë nga zëri i saj… si Beni ecën vetë.

328

Kreu i qeverisë deklaroi se zgjedhjet janë kushtetuese dhe nuk mund të ndryshohet sa herë do një parti politike. Ai tha se opozita i trembet reformës në drejtësi.

“Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike kur ajo pendohet të hyjë në zgjedhje. Imagjinoni cfarë rrumaplle do bëhej ky vend nëse zgjedhjet do shtyheshin sa herë do një parti. Imagjino çfarë çorapi do bëhej nëse do i hapej rrugë një politike qorre. Imagjino ne të vinin dhe të thonin na jepni votën se për 4 vite do bëjmë kështu.

Kjo nuk varet më nga ne, por sa mandate djegin ata që ikin rrugëve. ngaqë nuk fitojnë dot, thonë s’ka rëndësi kë do populli, por të ikni ju dhe të vijmë ne. Ku është parë kjo. Kjo nuk është parë askund dhe nuk ka për t’u parë as këtu. Ata janë pak, ne jemi shumë, ata janë dembelë,dëgjojini dhe bëjini të mendojnë. Ata nxjerrin nga goja fjalë që nuk duhen përdorur.Janë të paaftë ndërsa ne nuk jemi të përsosur.

Jemi njerëz si të gjithë. Jemi punëtorë dhe jemi të përkushtuar. E keni parë filmin Beni ecën vetë kur Beni bërtet në pyll me zë të lartë. Ashtu janë dhe ata, të alarmuar nga reforma në drejtësi”, tha Rama.