Maska e gjelbër, maska që relakson fytyrën tuaj.

378

Lëkura juaj ndjehet e stresuar dhe i mungon elasticiteti i duhur. Për këtë ju vjen në ndihmë maska e gjelbër. Pjesa më e mirë e kësaj maske është se me siguri të gjithë përbërësit do t’i keni në kuzhinën tuaj.

Çfarë duhet:

¼ avokado
Lëng i shtrydhur nga 1 fetë limoni
Gjysmë lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle mjaltë
Miksoni përbërësit deri në krijimin e një mase homogjene.

Para se të filloni të aplikoni maskën në fytyrë, merrni një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni mbi fytyrën tuaj për 2-3 minuta. Uji i ngrohtë do t’ju ndihmojë të hapni poret. Aplikoni maskën dhe mbajeni mbi fytyrë rreth 15 minuta sat ë thahet.

Hiqeni me kujdes duke e masazhuar dhe me ujë të ngrohtë. Më pas mund të aplikoni kremin apo serumin tuaj të zakonshëm.
Si veprojnë përbërësit në fytyrën tuaj
Avokado ushqen dhe hidraton lëkurën tuaj. Limoni pastron dhe risjell shkëlqimin në lëkurën tuaj. Vaji i ullirit pastron dhe ushqen në thellësi lëkurën.
Ndërsa mjalti është anti-inflamator natyral, i cili vret dhe pastron qelizat e vdekura.