Lotaria Amerikane: Ja cili arsim kualifikohet

504

Ambasada Amerikane së fundmi ka bërë një tjetër njoftim për të gjithë aplikantët e Lotarisë që të shqyrtojnë udhëzimet e dhënë mbi kriteret e kërkuara të arsimit.

Përmes një njoftimi të postuar në profiling e saj në Facebook, ambasada bën me dije se aplikanti kryesor duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Ndërkohë të gjithë personat që kanë diplomë të shkollës së mesme me kohë të pjesshme pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata nuk kualifikohen për programin e lotarisë.

“Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.

Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.”