Suedia nderon futbollisten kosovare me një statujë.

343

Futbollistja Kosovare Asllani së fundmi është nderuar me një statujë në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Asllani, që është pjesë e klubit Linkopings FC, ka pozuar para statujës së saj. “Shkova ta takoj statujën time dhe mund të them se është jashtëzakonisht e bukur”, ka shkruar ajo në Instagram.

Po ashtu, Asllani është shprehur e lumtur që është ndër futbollistet e para, së cilës i është ngritur një statujë.

Për të është shkruar edhe një libër, që pritet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.Para dy vitesh, Kosovarja u shpall futbollistja e vitit në Suedi.