Makina përfshihet nga flakët në ecje

275

Një makinë është përfshirë nga flakët në një nga rrugët e Durrësit teksa ka qenë në ecje.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:20 në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit D.B, 34 vjeç, banues në Arapaj.

Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.