Liverpool “mbret” i Evropës për herë të 6 në histori

388

Liverpool është kampione e Europës për herë të gjashtë në histori.
Të kuqtë mundën 2 me 0 në finale e Madridit skuadrën e Totenhem.

Derbi britanik është vendosur nga dy gola te Salah dhe Origit në ekstreme.
Skuadra e Klop shënoi shumë shpejt që në minutëne 2 me anë të Mohamed Salah, pas një penalltie te diskutueshme për një prekje të topit me dorë në zonën e spursave.
Një episod që kondicionoi jo pak pjesën parë. Skuadra që më shumë kishin nga frikë nga njëra tjetra sesa ngacmuan portat respektive.

Vetëm minutat e fundit të kësaj pjesë panë skuadrat të rrezikshme por Dele Ali dhe Eriksen nuk mundën dot të barazonin shifrat ndërsa Robertson nga ana tjetër pati një mundësi për të shënuar golin e dytë.
Pjesa e dytë në “Ëanda Metropolitan” ishte shumë më emocionuese për meritë të Tottenham që nuk kishte se cfarë të humbiste dhe provoi me të gjitha mënyrat golin e barazimit ndonëse rastin më të mirë e pari Liverpool me anë të Milner.

Në 20 minutat e fundit nisi ofensiva e Totenham që pati një seri rastësh për gol me anë të Delle Ali, Son, Eriksen dhe Moura por Alison ishte I pakalueshëm.
Për të vulosur triumfin e të kuqve mendoi Origi në minutën e 88. Pas 14 vitesh Liverpool kthehet në fronin e europës ndërsa Jurgen Klop më në fund the tersin e finaleve.

Në krahun tjetër Tottenham duhet të kënaqet vetëm me finalen e parë në histori. Suksesi i Liverpol u festua në një atmosfere fantastike para tifozeve të mrekullueshëm të këtij ekipi në Madrid, në një duel që u transmetua live në Vizion plus duke mbajtur të mbërthyer shqiptarët para ekranit.