Kemi marrë të gjitha masat, 100 banesa të dëmtuara nga tërmeti

316

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako njoftoi se janë marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë.

Çako tha për mediat se janë konstatuar 100 banesa të dëmtuara ndërsa theksoi se janë shpërndarë ndihma për të gjithë banorët.

“Jane marre masat,duke filluar nga sigurimi i jetes . Nuk ka banore te demtuar vec 4 te plagosur. 100 banesa te demtuara.

Me forcat e armatosura po vendosim cadra. Po konstatoben demet nga komisioni. Kemi siguriuar ushqim per banoret. Ne Qafezez kane shkuar emergjencat civile dhe cadra.”

Haki Çako së bashku me zv/ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi ndodhen në Korçë ku po monitorojnë nga afër situatën dhe po njihen me dëmet e shkaktuara nga nga tërmeti.