Bilanci paraprak i termetit/ Çarje e banesave në qytete e fshatra e Korçës

387

Tërmeti që ‘zgjoi’ në panik Korçën dhe gjithë zonën juglindore mëngjesin e së shtunës, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave paraprake nga Prefektura Korçë, tre banesa në fshatin Dvoran kanë pasoja me dëmtime të murreve.

Ndërsa tre të tjera janë raportuar të dëmtuara në fshatin Vidohovë të Devollit.

Ka sinjalizime për dëme materiale edhe në zonën e Kolonjës, por jo të konfirmuara zyrtarisht.

Ndërkohë mësohet se numri I banesave apo godinave të dëmtuara pritet të rritet akoma më shumë në orët në vijim.

Por dëme nuk kanë pësuar vetëm banesat. Si pasojë e lëkindjeve kanë pësuar dëmtime edhe kabinat e OSHEE. Në rrethin e Kolonjës ka çarje të mureve dhe rrezik shembjeje të kabinave elektrike në fshatrat Boshanj, Milec, Selenicë të Pishës, Çlirim etj.

Po ashtu në Kolonjë raportohet edhe për dëmtime të shumta në banesa. Në fshatin Helmës, Qafzes, Pepellash e Kaltanj raportohet për dëmtime të shumta.

Aktualisht një pjesë e fshatrave të Kolonjës janë pa energji.