Vëmendje, shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton!

344

Tradhëtia është një fenomen i pashmangshëm në jetën e një çifti. Shpesh partnerët mund të kenë dyshime në lidhje me partneren nëse i tradhëton ose jo.

Ta pyetni partnerin se a po ju tradhton është gjë e vështirë për t’u bërë, plus përgjigja jo domosdoshmërish është e vërtetë. Sipas ekspertes Celia Schëeyer, ekzistojnë shenja të ndryshme nga të cilat secili mund ta kuptojë se partneri po e tradhëton.

Papritmas nuk mund ta kontaktoni atë
Kur puna e partnerit ia bën atij të vështirë ta kontaktoni, kjo nuk nënkupton se është duke tradhtuar. Sidoqoftë, mund të jetë shenjë e qartë e tradhtisë nëse papritmas atë nuk mund ta kontaktoni dhe këtë nuk e keni pasur problem më herët.

Lidhja dhe intimiteti fillojnë të shuhen
Intimiteti dhe lidhja janë disa faktorë që e përcaktojnë forcën e një lidhje.

Posa të ndiheni se ato janë duke ndërtuar mur mes juve dyve, atëherë ju duhet të filloni të zbuloni se çfarë po ndodh. Zakonisht fillohet me më pak komunikim, mungesë gatishmërie për të dalë, zemërime të lehta, etj.

Bëhet më i/e fshehtë
Thirrjet telefonike nuk janë gjëja e vetme që i fshehin. Nëse nuk ju lejon t’ia prekni telefonin ose nëse e ka ndryshuar fjalëkalimin për të mos e ditur ju, atëherë kujdes.

Ka ndryshuar jeta seksuale
A ka ndryshuar jeta juaj seksuale në mënyrë drastike? A jeni duke bërë seks më rrallë se zakonisht? Atëherë, përveç se mungesa e seksit mund të jetë shenjë e nivelit të ulët të libidosë, ndonjëherë mund të jetë edhe shenjë e diçkaje më serioze tradhtisë!