Lulëkuqet dëmtojnë grurin, ankohen fermerët…

379

Fermerët që kanë kultivuar grurin në luginën e Matit këtë vit po përballen me një problem serioz, pasi parcelat e tyre të mbjellat janë të pushtuara nga lulëkuqja.

Të gjitha fushat me ketë bimë bien në sy menjëherë.

Banorët thonë se lulëkuqja gjendet pothuajse vetëm tek fushat me grurë.

Fermerët shprehen se prodhimi i këtij viti do të jetë sa gjysma e viteve të tjera, pasi bima e lulëkuqes nuk e ka lënë grurin të zhvillohet ashtu siç duhet.

Edhe specialistët e bujqësisë e pranojnë që prania e lulëkuqes në parcelat me grurë ndikon në rendimentin e prodhimit, pasi merr ushqimin e grurit dhe pengon rrezet e diellit.

Sipas specialistëve mënyra më e mirë për luftimin e saj është ajo tradicionale e ndërrimit të kultivimit të kulturave të ndryshme në të njëjtin vend.