Kënga e Dafina Zeqirit zë vendin e parë në Zvicër.

362

Dafina Zeqiri publikoi 5 ditë më parë këngën e saj më të re, “La Reina”. Përveç këngës, të gjithëve u ranë në sy transformimet e shumta të këngëtares gjatë videoklipit. Në fakt Dafina ka sjellë gjithmonë projekte të veçanta dhe ja doli që dhe këtë herë të mos zhgënjente asnjë.

Kënga e ka arritur suksesin e saj dhe popullariteti që ka marrë edhe në vendet e huaja e vërteton më së miri këtë gjë. “La Reina” renditet ndër këngët më të dëgjuara në Zvicër dhe kjo tregon se Dafina ja ka arritur qëllimit. Dikush nga fansat e saj ka zbuluar se “La Reina” është në vend të parë të këngëve më të dëgjuara në Zvicër dhe Dafina e ka ndarë me të gjithë këtë arritje.

Pavarësisht se në këngë ka një ndërthurje mes gjuhës shqipe dhe asaj spanjolle, ritmi dhe muzika e bukur mesa duket i kanë bërë edhe zviceranët për vete. Deri më tani “La Reina” numëron më shumë se 1 milion klikime në ‘Youtube’ dhe me kalimin e ditëve kjo shifër me siguri do të rritet. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Dafina Zeqiri arrin një sukses të tillë, pasi edhe disa këngë të tjera të saj kanë depërtuar në tregun ndërkombëtar.