Basha apel Ramës: Largohu që BE të hape negociatat me Shqipërinë

315

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë fajtoj kryeministrin Rama për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Kreu i opozitës ka deklaruar se Rama duhet të largohet një orë e më parë në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të të lira e të ndershme.

“Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’I hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian.

Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve. Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje.

Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri I oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjedhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi I standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin.

Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie:Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë të gjithë energjitë tona positive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit.”