Arbenita pjesë e këngës së re të Feros.

380

Prej disa ditësh, Fero dhe Arbenita Ismajli kanë nisur pushimet në Greqi. Gjatë qëndrimit në ishullin e Kretës, Fero dha lajmin se së shpejti do të publikohej kënga e tij më e re me titull ‘Ride or Die’.

Në videon e publikuar, reperi kishte etiketuar dhe partneren e tij, duke ngritur dyshime se Arbenita do të jetë protagonistja. Sot, modelja shqiptare e vërtetoi këtë gjë nëpërmjet një video në ‘Instastory’ ku shkruajti se kishin filluar xhirimet për një projekt, të cilin vendosi ta mbante sekret për momentin.

Mesa duket, Fero dhe Arbenita nuk po bëjnë vetëm pushime në Greqi, por së shpejti do të sjellin dhe projektin më të ri bashkë që me siguri do të jetë shumë i suksesshëm.