Kujdes, ja veprimet që dëmtojnë lidhjen

321

Pozitiviteti në një marrëdhënie është dhe çelësi i suksesit për të pasur një harmoni në çift.

Sidoqoftë, shpeshherë mundeni që gabimisht të mendoni se është duke shkuar gjithçka mirë, kur faktikisht ka diçka gabim.

Prandaj, në mënyrë që ta mbani lidhjen të shëndetshme, më poshtë ju sjellim disa prej shprehive më të zakonshme që mund të jenë duke jua dëmtuar lidhjen pa e ditur ju!

Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me faktorët që ndikojnë në raportin në çift:

Gjithmonë e kritikoni veten
Shpeshherë përfundojmë duke e kritikuar veten vazhdimisht, duke mos menduar se të metat tona i vërejmë vetëm ne. Partneri juaj mund të mos jetë duke i vërejtur ato aq shumë sa ju. Nëse vazhdimisht flisni për të metat që i keni, atëherë eventualisht mund ta bindni partnerin ta mendojë të njëjtën gjë për ju.

E gjykoni gjithë përreth jush
Kur njëri prej partnerëve në lidhje gjithmonë bezdiset, shpejt ose vonë do ta ndryshojë rrjedhën e lidhjes. Normalisht se mund ta gjeni pozitiven e negativen në çdo gjë përreth, mirëpo ta dëgjoni dikë duke u ankuar tërë kohën mund të bëhet diçka tejet bezdisëse.

Partnerja e përsosur…
Përpjekja për t’u bërë e përsosur për partnerin tuaj është kurth sepse, herët ose vonë, edhe ju edhe partneri do të lodheni nga kjo. Kur e shfaqni vetëm anën e mirë tërë kohën, mund të mbledhni brenda vetes emocione të shumta të cilat më vonë mund të shpijnë në rrethana të paparashikueshme.

Të shpenzoni më shumë se ç’mund të përballoni
Shpenzimi i pakontrolluar i parave është diçka që me shumë gjasë mund të shkaktojë konflikt në lidhje herët ose vonë. Është e rëndësishme që partnerët qysh në fillim të pajtohen për mënyrën se si i menaxhojnë financat.