Sezoni i provimeve po afron, ja disa këshilla që do ju ndihmojnë.

355

Që ta kaloni lehtësisht peridhën e provimeve kushtojini dy minuta kohë këtij artikulli dhe mbani shënime.

1. Si fillim, mos e lodhni veten me fjali të tipit “ah, sikur të kisha mësuar më shumë”. Nëse i keni lënë të gjitha leksionet për minutën e fundit, mos e bëni herën tjetër, por tani është koha të përqendroheni dhe të organizoni ditën.

2. Bëhet fjalë për sezon provimesh, jo grevë urie. Hani shëndetshëm dhe konsumoni ushqime që forcojnë memorien (perime, mish, peshk, banane, oriz, boronica). Shmangni konsumin e alkoolit dhe duhanit; çrregullojnë përqendrimin. Ah, mos ja ndaloni vetes pak çokollatë. Nivelet e larta të flavanoleve (një lloj antioksidanti i cili ka shumë ndikim në shëndetin e njeriut) gjenden në çokollatë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha. Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi. Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.

3. Nëse fjetët më shumë seç duhet, qëndroni pak orë më shumë zgjuar. Nëse nuk ia dilni dot, besojini kafesë.

4. Mundohuni të kuptoni se ku dhe kur mësoni më mirë që të jeni më efiçentë; shkoni në bibliotekë, mbylluni në dhomë vetëm, shkoni në kafe, mësoni me një shok/shoqe etj.

5. “S’dal dot se jam me sezon” është e tepërt pasi kurrsesi nuk këshillohet të qëndroni mbyllur gjithë ditën. Truri ka nevojë për pushim në mënyrë që të funksionojë normalisht. Mos e mbingarkoni. Dilni në mëngjes/darkë të paktën çdo dy ditë. Po kështu mund të shkoni edhe në palestër.

6. Siç e thamë më sipër, organizoni ditët. Bëni një plan sesa ditë keni në dispozicion për secilin provim dhe në bazë të tyre ndani kapitujt dhe përcaktoni sa do të përsërisni në ditë.

7. Shprehja se puna e sotme nuk duhet lënë për nesër vlen edhe për provimet, por jo gjithmonë. Nëse shihni se një lëndë po ju harxhon kohën dhe nuk ndiheni të sigurt, mund t’i kushtoni kohë në një moment të dytë (a.k.a sezoni i vjeshtës) dhe ndërkohë të përgatiteni për një lëndë tjetër. Gjithmonë nëse hasni shumë vështirësi. Mos e aplikoni shpesh.

8. Bindeni veten se asgjë nuk është e pamundur