U zgjodh eurodeputete, reagon shqiptarja Arba Kokalari

82

Shqiptarja e parë që siguroi mandatin e eurodeputetes, Arba Kokalari ka reaguar pas trumfit të partisë “Moderatorët”, që arritën të marrin 17.6 % të votave, duke siguruar kështu 4 vende në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi të publikuar në profilin e saj në Facebook, shqiptarja falenderon elektoratin e “Moderatorëve”, duke përçuar edhe një mesazh special për mbështetësit e saj.

“Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”

Përzgjedhja e saj si eurodeputete u përshëndet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilët e cilësuan triumfin e Kokalarit, si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.