Kush është Eurodeputetja e parë shqiptare?.

387

Parlamenti Europian:

Shqiptarja nga SUEDIA, Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare eurodeputetja e parë shqiptare!…

(Arba Kokalari, (lindi më 27 nëntor 1986) është politikane suedeze në Partinë Moderate.
Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate
Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur

Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16– vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.
Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.
Për Kokalarin arsimimi është çelësi i barazisë gjinore, ku sipas saj gratë dhe vajzat duhet të jenë të mirëarsimuara.
Ndërsa shprehet pro zgjerimit të BE, politikanja e re me origjinë shqiptare thekson se paralel me te duhen marre masa per luftimin e krimit te organizuar ne Europe, pasi sipas saj levizja e lire shfrytezohet nga organizata kriminale per te ushtruar veprimtarinë e tyre)