Çfarë duhet të dini nëse i lyeni flokë vetë në shtëpi, ja truket e një profesionisteje

343

Jo të gjitha femrat kanë mundësinë të lënë takim tek estetistja e parkierja, ndaj shumë prej tyre kanë gjetur shpëtim tek maskat e përgatitura në kushte shtëpie, apo trajtimet që nuk kërkojnë ndihmën e një eksperti. Duke qenë se 82% e lexuesve të GoodHouseKeeping kishin deklaruar se i lyejnë vetë flokët në shtëpi, ky institut ka publikuar një artikull ku përmbledh truket më të mira nëse i lyeni vetë flokët në shtëpi.

Nëse doni të bëni një ndryshim drastik në ngjyrë, më mirë të lini një takim tek estetistja. Kalimi nga bjonde në kuqe përshembull mund të kërkojë disa procese dhe këtë gjë nuk mund të realizoni vetë në shtëpi, pasi mund të dëmtoni flokët.
Blini gjithnjë dy kutia bojë !

Nëse po provoni një bojë të re, bëni gjithnjë provën e majave ! Nqse nuk ju pëlqen rezultati, nuk keni pse i lyeni flokët.
Lyeni lëkurën tek vija e parë e flokëve me vazelinë apo me një balsam buzësh në mënyrë që të shmangni sa më shumë ngjyrosjen e lëkurës me bojë.

Furçën që aplikoni bojën blijeni të mirë.
Nëse doni fije, këtë gjë mund ta arrini duke përdorur furçën e dhëmbëve.
Filloni gjithnjë nga rrënjët.
Pasi keni mbaruar procesin e lyerjes së flokëve mbështillini flokët me një kapuç dushi. Burimi: Goodhousekeeping