Arbana tregon pse emisioni bllokoi komentet në YouTube

378

Mbrëmjen e sotme në Top Channel (25 maj) transmetohet puntata e fundit e këtij sezoni të “Dua të të bëj të lumtur” dhe për këtë arsye programi nisi ndryshe, duke transmetuar videot më të klikuara në YouTube. Pas listës me rastet më të shikuara online, Arbana shpjegoi arsyen pse vendosën të bllokojnë komentet në YouTube.

”Në ditët e sotme, ka shumë nga ata që i përdorin tastierat për të shfryrë inatet dhe problemet që kanë në jetën e tyre,” tha ajo. “Ne kemi dashur t’i mbrojmë me aq sa mundemi personazhet që marrin pjesë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe t’i largojmë nga agresiviteti i njerëzve të pafytyrë. Ky është një shpejgim për ata që kanë pyetur pse janë bllokuar komentet”.

Komentet u bllokuan për herë të parë fill pas historisë së 26 janarit, e cila u pasua nga një reagim i ashpër në internet.