Pse është më mirë të qëndroni ‘beqare’ derisa të gjeni të duhurin?

337

Studimet kanë treguar se të qenit i vetëm ka shumë përfitime: vajzat beqare kanë më shumë gjasa që të kenë shëndet më të mirë dhe të kenë një vendosmëri më të fortë.

Pra, do të ishte një veprim më i zgjuar, nëse do të shikonit avantazhet e të qenit beqare. Të gjitha vajzat që të vogla e ëndërrojnë princin e tyre të kaltër.

Mirëpo, ajo çfarë ju sugjerojmë ne është “mbajtja” e distancës nga djemtë deri sa të takoni të duhurin. Pse? Arsyet i gjeni më poshtë:

-Ideja është: Ju i jepni kohë vetes për të njohur një partner të besueshëm dhe të përkushtuar, por mbi të gjitha jeni lloji i gruas që nuk vendos për dikë që nuk e meriton.

-Teksa piqeni, e kuptoni se kush jeni dhe me kë dëshironi të jeni. Sigurisht, njeriu perfekt nuk ekziston. Edhe ju nuk jeni perfekte, por me kalimin e viteve e kuptoni se çfarë dëshironi tek një mashkull.

-Nëse lidheni në një moshë më të pjekur, keni pasur më shumë eksperienca në jetë dhe nuk veproni vetëm me zemër. Pra, entuziasmi ju ka rënë disi dhe jeni më me këmbë në tokë.

-Zgjedhja juaj do të jetë me zemër, por edhe më mendje. Ju do të bëni një zgjedhje më të mirë, pasi keni qëndruar “e ftohtë” për një kohë të gjatë.

-Më mirë është të qëndroni vetëm sesa në një marrëdhënie te komplikuar.