Protesta e 6 e opozitës, pikëpyetje mbi skenarët e saj

363

Këtë të shtunë në orën 19.00 opozita do të protestojë para selisë së kryeministrisë me sloganin asnjë hap pas, për të kërkuar largimin e shefit të ekzekutivit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të ccojë vendin drejt zgjedhjeve lokale.

Pak detaje janë zbuluar për tubimin e sotëm por kohezgjatja e protestës do të jete e njëjte me protestat e tjera që opozita ka zhvilluar para ndërtesës së qeverisë.

Që prej 16 shkurtit ky është tubimi i 6 që opozita zhvillon në bulveradin deshmorët e kombit; të gjithë këto protesta kanë pasur simbolika kundër qeverisë, por nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës; me e qeta ndër këto protesta ka qene ajo e 13 majit para zhvillimit te se ciles, gjitha ambasadat iu drejtuan personalisht kreut te PD, Basha e kryetares së LSI, kryemadhi për tu distancuar nga dhuna.

Pas kthimit nga SHBA, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje mbështesve të saj që të mos kryejne akte dhunë e të mos qëllojne as godinat shtetërore, duke premtuar një protestë paqësore.

Të tilla thirrje nuk ka në artikulimin publik te liderit të opozitës Lulzim Basha i cili gjatë ditëve te fundit ka zhvilluar një tur ne qytetet kryesore të vendit. Por Basha është fokusuar tek mesazhi i dy përfaqësuesve të Bundestagut gjerman që shfaqen vullnetin per të ndërhyre në krizen politike në Shqipëri, duke folur për here te parë per mundesine e shtyrjes se zgjedhjeve lokale.

Por zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU Johann David Ëadephul dhe Christian Schmidt, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm nuk folen vetem per shtyrjen e dates se zgjedhjeve por denuan edhe dhunen duke bere thirrje qe protest ate jete paqesore.

Tashme mbetet per tu pare nese lideri i opozites Lulzim Basha do te degjoje edhe kete pjese te mesazhit qe vjen nga gjermania per te zhvilluar nje proteste paqesore.