Gjinushi kafe me Ramën një ditë pasi u zgjodh në krye të Akademisë

137

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushit një ditë pas zgjedhjes në këtë post ka zhvilluar një takim privat me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Rama dhe gjiknuri përmes fotos duket se janë ulur në një kafe në kryeqytet dhe po bisedojnë.

Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Këtë proces e ka kundërshtuar akademiku, Artan Fuga, i cili tha se dje ishte një ditë e zezë për fushën e shkencës në Shqipëri. Ai pohoi se këto zgjedhje janë farsë dhe nuk do të pranojë rezultatin, pasi sipas tij, ky proces është puç institucional që i bëhet Akademisë së Shkencave.