Ermal Mamaqi zbulon se sa euro ka fituar filmi ‘2 gisht mjaltë’ për një muaj.

479

Këtë javë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata ishin të pranishëm në Festovalin e Filmit në Kanë për të promovuar filmin “2 gisht mjaltë”. Një film që rezultoi shumë i suksesshëm në Shqipëri duke thyer rekord për shitjen e biletave.

Por sa ishte numri i biletave që u shitën për komedinë me protagonistë Ermalin dhe Elvanën?

Në një intervistë për “Cineuropa”, Ermali zbuloi numrin e saktë të biletave të shitura dhe si rrjedhojë edhe fitimet e filmit. Ai u shpreh se ai dhe Elvana janë shqiptarët e parë që kanë mundur të shesin 250 000 bileta në vetëm një muaj. Me një llogaritje të thjeshtë i bie që filmi për një muaj ka grumbulluar mbi 1 milion euro fitime. Aspak keq!